Tech

Musku kërcënon Microsoftin

Shefi i Twitterit, Elon Musk, ka kërcënuar se do ta padisë Microsoftin, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave të rrjetit social pa leje, shkruan BBC. 

“Ata punuan ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitterit. Koha e padisë”, ka shkruar multi-miliarderi në Twitter.

Musku po i përgjigjej planit të Microsoftit për të hequr Twitterin nga platforma e reklamave.

Si rezultat, reklamuesit nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre në Twitter përmes mjetit të menaxhimit social, Microsoft.

Musku nuk dha detaje të tjera për padinë, ndërsa Microsofti nuk ka pranuar të komentojë mbi çështjen.

Më herët, kompania ka thënë në një njoftim se platforma e saj e reklamave “nuk do të mbështesë Twitterin” nga e marta e 25 prillit.