Gjiganti i shitjes online, Amazon, ka planifikuar t'i largojë nga puna edhe 9.000 punonjës, nga 1.5 milionë sa i ka gjithsej në të gjitha zyrat anembanë botës, raportoi BBC-ja të martën.
Firma tha se këtë vendim do ta marrë me qëllim që të ulen kostot e shpenzimeve, ndërsa në mesin e atyre që do të pushohen ka reklamues dhe zyrtarë teknikë të kompjuterit.
Drejtori i sektorit, Andy Jassy, e quajti vendim të vështirë këtë, por tha se është më i miri për kompaninë në planin afatgjatë.
Deri në janar, Amazoni i ka pushuar nga puna 18.000 persona.
“Duke pasur parasysh ekonominë e pasigurt në të cilën jetojmë dhe pasiguria që ekziston në të ardhmen e afërt, ne kemi zgjedhur të jemi më të efektshëm në kostot dhe në numrin e personelit tonë”, deklaroi Jassy.