Tech

ChatGPT, aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave

 

Aplikacioni në internet, ChatGPT, i kompanisë kaliforniane OpenAI, e cila merret me zhvillimin e inteligjencës artificiale, është aplikacioni me rritje më të shpejtë në histori, njoftoi Yahoo Finance.

Sipas një studimi të UBS, aplikacioni ChatGPT kishte 13 milionë vizitorë unikë në ditë në janar 2023, që është dyfishi i numrit të vizitorëve në dhjetor të vitit të kaluar.