Sot bëhen 19 vjet nga themelimi i gjigantit teknologjik “Facebook”.
Më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andreë Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, ndërkohë që studionin në Universitetin e Harvardit.
Që nga ajo ditë, ndryshoi rrënjësisht edhe mënyra e komunikimit në botë.
Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.
Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’u përgjigjet autoriteteve amerikane.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.