Tech

Twitch gjobitet me 57 mijë dollarë nga Rusia lidhur me përmbajtjen në Ukrainë

Descriptive Text

Një gjykatë ruse ka gjobitur të martën shërbimin e transmetimit Twitch të Amazonit, me 57 mijë dollarë, raportoi Reuters.

Kjo gjobë është shqiptuar nën arsyetimin se Twitchi ka dështuar t’i heqë ato që Rusia i quan falsifikime në lidhje me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, ka njoftuar agjencia e lajmeve Interfax.

Twitchi, i cili është në pronësi të Amazon, nuk u është përgjigjur kërkesave për të komentuar lidhur me këtë vendim.

Moska ka kundërshtuar prej kohësh shpërndarjen e përmbajtjes nga platformat e huaja të teknologjisë që bien ndesh me kufizimet e saj.