Tech

Mbreti Charles III padit Twitterin për një arsye interesante

Crown Estate, kompania që menaxhon pronën e mbretit Charles III, paditi kompaninë amerikane Twitter, e cila është në pronësi të miliarderit Elon Musk.

Arsyeja e padisë është se Twitteri nuk ka paguar qiranë për selinë e saj në Londër, raporton BBC. Borxhi i supozuar lidhet me zyrat e Twitterit në Piccadilly.

Pasi kishte kontaktuar më parë Twitterin, Crown Estate iu drejtua një gjykate në Londër.

Familja mbretërore britanike zotëron një pronë të madhe me vlerë rreth 19.2 miliardë dollarë.

Monarku britanik merr çdo vit 25 për qind të fitimeve që rrjedhin nga kjo pronë. Vitin e kaluar ishte 97.8 milionë euro.

Mbreti Charles III zotëron gjithashtu më shumë se 18 mijë hektarë tokë në Angli dhe Uells, duke përfshirë zyra dhe ndërtesa tregtare në Londër që bënë fitime të mëdha në vitin e fundit financiar.

Përveç pasurisë personale, Mbretëresha Elizabeth II, e cila vdiq në shtator të vitit të kaluar, zotëronte pronat Sandringham në Angli dhe Balmoral në Skoci.