Tech

Çifti amerikan bie nga një shkëmb 90 metra i lartë, shpëton falë funksionit SOS në iPhone

Gjiganti teknologjik, Apple ka prezantuar funksionin SOS të lidhjes satelitore në rast emergjence me iPhone 14. Pas shpëtimit në Alaskë në fillim të këtij muaji, ky opsion dëshmoi edhe një herë aftësinë duke shpëtuar jetën e dy personave që ranë në një grykë të thellë në Kaliforni, SHBA, shkruan TechnoNews.

Incidenti ndodhi në Pyllin Kombëtar Angeles në Kaliforni kur automjeti i çiftit ra në një kanion rreth 300 metra të thellë. Shpejt, iPhone 14 zbuloi rënien dhe dërgoi një SOS urgjent te shpëtimtarët nëpërmjet lidhjes satelitore.

Emergjenca SOS dërgoi një SMS në një nga qendrat e transmetimit të Appleit përmes satelitit. Më pas mesazhi iu përcoll departamentit të sherifit për ndihmë. Pas një telefonate emergjente, ekipi i Kërkimit dhe Shpëtimit të Montroses shkoi në vendngjarje dhe shpëtoi dy personat e përfshirë në aksident. Ata më vonë u dërguan në një spital lokal ku u diagnostikuan me lëndime të lehta deri në mesatare.

Sipas një postimi në Twitter nga Ekipi i Shpëtimit Montrose, ekipi pranoi telefonatë urgjente satelitore më 14 dhjetor. E gjithë ngjarja e shpëtimit është kapur nga kamerat.

Kjo nuk është hera e parë që një pajisje Apple vlerësohet se ka shpëtuar jetë.

Zbulimi i aksidenteve dhe sateliti i urgjencës përmes SOS u prezantuan me serinë iPhone 14 në fillim të këtij viti në shtator. Opsioni aktualisht është në dispozicion falas për të gjithë përdoruesit e iPhone 14 në SHBA dhe disa pjesë të Evropës. Apple ka njoftuar se shërbimi do të jetë i disponueshëm në vende të tjera në të ardhmen.

ip

 

ip