Tech

BE-ja e paralajmëron Muskun se Twitteri mund të ndalohet në Evropë

Foto: AP
 

Elon Muskut i është thënë se ai përballet me "punë të madhe përpara" për ta bërë Twitterin në përputhje me rregullat e reja evropiane për dezinformimin, ose do të përballet me një ndalim të mundshëm.

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE), Thierry Breton i bëri komentet në një takim me Musk të mërkurën.