Tech

WhatsAppi do t'ua mundësojë përdoruesve t’i dërgojnë mesazhe vetes

Foto: AP
 

WhatsApp ka prezantuar një veçori të re që ju lejon t'i dërgoni mesazhe vetes: si kujtesa dhe lista blerjesh, ka konfirmuar “Meta” për TechCrunch.

E quajtur "Message Yourself", funksioni u zbulua për herë të parë nga WaBetaInfo disa javë më parë si pjesë e një testi beta, por tani do të shpërndahet globalisht për përdoruesit e iOS dhe Android në javët e ardhshme.