Tech

Vdes në moshën 30-vjeçare bashkëthemeluesi i kompanisë së kriptovalutave

Bashkëthemeluesi i një kompanie të kriptovalutave, Tiantian Kullander, ka vdekur papritur në moshën 30-vjeçare.

Një zëdhënës i kompanisë ka thënë se Kullander, i cili bashkëthemeloi ndërmarrjen dixhitale të aseteve në Hong Kong “Amber Group”, ka vdekur në gjumë, raporton DailyMail.

Hollësi të tjera rreth vdekjes që raportohet se ka ndodhur më 23 tetor, nuk janë dhënë.

Kompania “Amber Group” është themeluar në vitin 2017. Në muajt e fundit kompania është vlerësuar me 3 miliardë dollarë.