Themeluesi i kompanisë së këmbimit të kriptovalutave “FTX”, Sam Bankman - Fired u ka shkruar një letër ish-punëtorëve të tij, përmes së cilës u ka kërkuar falje për rolin e tij në bankrotim.
Ai po vazhdon të këmbëngulë se rënia e “FTX” ka ndodhur për shkak të një 8 miliardë dollarësh të pavend, raportoi The Guardian.
Në letrën, botuar fillimisht nga faqja e lajmeve të industrisë “CoinDesk”, Bankman-Fried shkroi: “Më vjen shumë keq për dështimin tim të mbikëqyrjes. Në retrospektivë, do të doja që të kishim bërë shumë shumë gjëra ndryshe. Unë do të bëj ç'është e mundur për t'ju kompensuar ju djema dhe për klientët – edhe nëse kjo do të marrë pjesën tjetër të jetës sime”.
Pavarësisht kësaj, Bankman-Fried tha se kompania mund të shpëtohej dhe se nëse nuk do të ishte shtyrë për të paraqitur falimentimin në mes të nëntorit, ai mund ta kishte shpëtuar atë.