Tech

Kreu i Twitter në Francë jep dorëheqjen pas shkarkimeve të shumta të Elon Muskut

Kryetari i operacioneve franceze të Twitterit, Damien Viel, e ka njoftuar largimin e tij nga platforma e rrjeteve sociale, raportoi të hënën Reuters.

Njoftimi i tij për dorëheqje nga pozita e kryetarit ndodhi pasi pronari i ri i Twitterit, Elon Musk, së fundmi shkarkoi drejtuesit kryesorë dhe detyroi reduktime të mëdha të vendeve të punës në kompani.

"Ka mbaruar," shkroi Viel të dielën, duke falënderuar ekipin e tij në Francë, të cilin ai e drejtoi për shtatë vjetët e fundit.