Ofruesit evropianë të telekomunikimit janë shprehur të vendosur të fitojnë luftën e tyre 10-vjeçare për t’i detyruar gjigantët e teknologjisë të paguajnë për kostot e rrjetit, shkroi të hënën Reuters.
Me këtë, Blloku po përpiqet të frenojë gjigantët e teknologjisë amerikane në mënyrë që të vendoset një standard global.
Deutsche Telekom, Orange, Telefonica, Telecom Italia dhe operatorët e tjerë të mëdhenj thonë se gjithçka ka të bëjë me një kontribut të drejtë sa i përket kostos së rrjetit.
Google, Netflix, Meta, Amazon dhe teknologji të tjera të mëdha e kanë refuzuar këtë ide. Ato thonë se kjo ofertë po ndodhë për të përvetësuar para nga kjo industri.
Blloku 27-vendësh vitet e fundit ka miratuar me sukses rregullat historike për privatësinë dhe kufizime të tjera mbi fuqinë e gjigantëve të teknologjisë amerikane.
Drejtuesit e teknologjive të njohura po përgatiten “për luftë”.
“Është zhvatje, jo ekonomi”, ka thënë për Reuters një burim brenda një kompanie të madhe teknologjike.