Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për t’iu dalë në ndihmë njerëzve të dëmtuar nga produktet që përdorin inteligjencën artificiale (AI) dhe pajisje digjitale si dronët.
Siç raportoi BBC-ja pasditen e së mërkurës, direktivat e KE-së për përgjegjësinë e AI-së, do ta zvogëlonin barrën e provës për njerëzit që padisin rreth incidenteve.
Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders, deklaroi se po krijon një kuadër ligjor që do të jetë i përshtatshëm për epokën digjitale.
Makinat që drejtohen vetë, si dronët apo motorët e kërkimit, mund të bien nën objektivin e direktivës.
Në rast se këto rregulla miratohen, do të futen në zbatim me Aktin e Bashkimit Evropian rreth Inteligjencës Artificiale. Ligji i parë i Aktit përfshin kufizimet se si dhe kur mund të përdoret AI.
Sistemet e inteligjencës artificiale janë trajnuar për sasi të mëdha të dhënash.
-
BE-ja ndan 2 miliardë euro për sistemin mbrojtës kundër dronëve
-
Inteligjenca artificiale po krijon detektorin e rrenave
-
Bota në garë për të rregulluar inteligjencën artificiale
-
Dronët me inteligjencë artificiale për zbulimin e zjarreve
-
Pesë sfida kryesore për ta bërë inteligjencën artificiale të sigurt