Tech

TikToku me risi për përdoruesit

Rrjeti social TikTok, ka njoftuar se përdoruesit tani do ta kenë mundësinë edhe të shprehin pakënaqësinë ndaj komenteve në materialet e publikuara. Kjo do të bëhet nëpërmjet butonit “Disslike”, ka njoftuar rrjeti social në Twitter.

Në njoftim u tha se butoni do të vlejë për të gjithë përdoruesit, duke shtuar se shprehja e pakënaqësisë do të bëhet duke klikuar “gishtin” poshtë.

Ky opsion, sipas rrjetit social me bazë në Kinë, do të jetë mundësi për përdoruesit që ta shprehin mendimin për ndonjë që nuk iu pëlqen.

“Ky opsion do të përdoret për ‘feedback’ në lidhje me komentet e padëshiruara. Një koment me numër të lartë të ‘dislike’, do ta paralajmërojë TikTokun për gjuhë urrejtjeje apo talljeje”, thuhet në njoftim.

TikToku ëshë në dijeni për abuzimet që ndodhin brenda rrjetit. Ashtu si Youtube, as TikToku nuk do ta tregojë numrin e komentuesve të pakënaqur.