Tech

Apple do ta zhvendosë 25% të linjës së prodhimit të iPhone në Indi

Apple do të zhvendosë 25% të të gjithë linjës së saj të prodhimit të iPhone në Indi deri në vitin 2025, pasi synon të diversifikojë zinxhirin e furnizimit, thanë analistët e JP Morgan, raportoi Reuters të premten.

Apple aktualisht prodhon disa modele iPhone në Indi, duke përfshirë iPhone 13 dhe së shpejti iPhone 14. Zinxhiri i furnizimit të Apple mbetet shumë i përqendruar në Kinë, por kompania ka bërë përpjekje për të zhvendosur furnizuesit dhe linjat e prodhimit diku tjetër.

Analistët e JP Morgan besojnë se deri në fund të vitit 2022, 5% e prodhimit të iPhone 14 do të zhvendoset në Indi, me një ndryshim të rëndësishëm që do të ndodhë tri vjet më vonë.

Përveç zhvendosjes së 25% të prodhimit të iPhone në Indi deri në vitin 2025, analistët presin që Apple të zhvendosë 25% të linjave të tjera të produkteve jashtë Kinës, duke përfshirë AirPods, Mac, Apple Ëatch dhe iPad.

Furnizuesit e Apple, duke përfshirë Foxconn, kanë investuar shumë në Indi me infrastrukturë të zinxhirit të furnizimit, fabrika dhe trajnime, gjatë disa viteve të fundit.