1 perditesime
Tech

Meta: Instagrami u rikthye

Meta: Instagrami u rikthye
21:14

Meta: Instagrami u rikthye

Kompania teknologjike Meta është deklaruar rreth mosfunksionimit të rrjetit social Instagram të enjten, që është nën pronësi të saj, shkroi Reuters.

Meta ka thënë se i ka zgjidhur problemet që shkaktuar ndërprerjen e shkurtër në këtë platformë për disa përdorues gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Rreth 24,000 njerëz raportuan se kanë probleme me qasjen në këtë rrjet social.

Disa përdorues e shfrytëzuan Twitterin për të treguar se kanë problem të qasen në këtë shërbim. Ata përdorën thurjen #instagramdown për ta përhapur sa më shumë çështjen e mosfunksionimit të tij.

20:02

Bie Instagrami

Për disa minuta, përdoruesit e Instagramit nuk kanë mundur ta përdorin këtë rrjet social.

Instagrami, që është pjesë e Metas, ka rënë nga sistemi të enjten, duke ua pamundësuar qasjen përdoruesve. Nuk u raportua nëse ka pasur telashe edhe me qasjen në Facebook apo Whatsapp, si pjesë e Metas.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga shumë përdorues, që u ankuan nëpërmjet rrjeteve të tjera sociale.