Administrata Biden planifikon që muajin e ardhshëm t’i rrisë kufizimet e dërgesave amerikane të gjysmëpërçuesve në Kinë, shkroi të hënën Reuters.
Departamenti i Tregtisë synon të publikojë rregullore të reja bazuar në kufizimet eksporteve në fillim të këtij viti.
Tri kompani amerikane - KLA, Lam Research dhe Applied Materials janë ato që do t’i rrisin kufizimet.
Këto kompani do të ndalojnë eksportin e pajisjeve për prodhimin e çipave në fabrikat kineze, përveç nëse blerësit marrin licencat e Departamentit të Tregtisë.
Siç raportohet, rregulloret mund të përfshijnë veprime shtesë kundër Kinës, si ndryshim të kufizimeve.
Këtë situatë janë duke e monitoruar kompani të mëdha si Dell Technologies e Intel.
Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Tregtisë, këto veprime po mendohet të merren për të mbrojtur sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe interesat e politikës së jashtme.