Tech

Snapi ofron mundësinë për prindërit për të monitoruar kontaktet e adoleshentëve

Foto ilustrim
 

Kompania e rrjeteve sociale, Snap, pronar i aplikacionit Snapchat, ka lansuar të martën mjetet e tij të para të kontrollit prindëror, të cilat do t'i lejojnë prindërit të shohin se me kë po flasin fëmijët e tyre adoleshentë, por jo edhe bisedat e tyre, shkroi të martën Reuters.

Funksioni i ri i quajtur Family Center, po lansohet në një kohë kur kompanitë e rrjeteve sociale janë kritikuar për mungesën e mbrojtjes për fëmijët.