Tech

Gjatë këtij viti, ‘gejmerat’ luajtën dhe shpenzuan më pak në lojëra dhe pajisje

Descriptive Text

Kur pandemia filloi rreth dy vjet e gjysmë më parë, njerëzit duhej të ndryshonin stilin e jetës dhe mënyrën se si jetojnë dhe punojnë. Disa filluan të punojnë nga shtëpia, ndërsa disa, për shkak të natyrës së punës, qëndruan në shtëpi pa punuar dhe morën ndihmën e shtetit, shkruan Bloomberg.

Vendet e mëparshme të punës, dalja dhe shoqërimi më pas u zëvendësuan me aktivitetet shtëpiake, dhe për shumë kjo nënkuptonte shikimin e televizionit dhe shërbimeve të tjera, si dhe luajtjen e videolojërave. Kërkesa për pajisje lojërash ishte rritur në masë të madhe.

Edhe pse pandemia nuk ka mbaruar ende, situata ka ndryshuar shumë, kështu që në shumicën e vendeve të botës nuk ka më masa të izolimit. Ndërkohë që po përballemi me një rënie të madhe ekonomike, inflacion dhe recesion.

Me këtë ka rënë edhe interesimi për videolojëra e pajisje për to.

Ky ndryshim u ndje në segmentin e shitjeve të pajisjeve dhe softuerëve të lojërave. Dy kompanitë më të njohura, Sony dhe Microsoft, raportuar rënie të madhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në SHBA, rënia në këtë treg ishte deri në 11 për qind në 4.3 miliardë dollarë, megjithëse ky është ende një numër shumë më i lartë në krahasim me periudhën para pandemisë.

Ka edhe arsye të tjera për rënien e këtij segmenti të tregut - nga problemet me zinxhirët e furnizimit e pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Pavarësisht kësaj, analistët thonë se aktualisht nuk ka arsye për t'u shqetësuar për gjendjen e tregut të videolojërave dhe besojnë se situata do të jetë më e qartë në fund të vitit.