Tech

Kompanisë së kriptovalutave “Nomad” i vidhen 190 milionë dollarë

 

Firma amerikane e kriptove “Nomad” është goditur nga një vjedhje prej 190 milionë dollarësh, thanë të martën studiuesit e blockchain, grabitja më e fundit e tillë që goditi sektorin e aseteve dixhitale këtë vit.

Nomad tha në një postim në Twitter se ishte "në dijeni për incidentin" dhe aktualisht po hetonte, pa dhënë detaje të mëtejshme apo vlerën e vjedhjes.