Të martën në mbrëmje, përdoruesit filluan të raportojnë problemet që shfaqen gjatë dërgimit të mesazheve direkte në Instagram. Duket se ende nuk janë rregulluar.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Instagrami, dhe përdoruesit kanë filluar të bëjnë shaka nëpër rrjete tjera sociale.
Shumica e përdoruesve që kanë problemin raportojnë se dërgimi i mesazheve të tyre direkte (DM) nuk funksionon siç duhet, ndërsa të tjerët raportojnë se nuk mund të dërgojnë mesazhe ose ato zhduken plotësisht.
Siç ndodh zakonisht me defektet në Instagram, përdoruesit nuk mund të bëjnë shumë për të aktivizuar veçoritë që nuk funksionojnë.
Problemet me mesazhet direkte janë me shumë gjasa pjesë e një defekti në serverët e Instagramit.
Ndërkohë, mund të provoni vetë disa zgjidhje të zakonshme derisa të përfundojë rregullimi i këtij problemi.
Mbyllni aplikacionin dhe hapeni përsëri - Së pari, provoni ta mbyllni plotësisht aplikacionin. Në telefonin tuaj, mund ta bëni këtë duke rrëshqitur lart në faqen kryesore.
Dilni nga aplikacioni - Disa përdorues raportojnë se kur dalin nga aplikacioni dhe kyçen përsëri, Instagrami nuk shkakton më probleme.
Fshij aplikacionin - Provoni ta fshini aplikacionin nga pajisja juaj dhe më pas shkarkoni përsëri nga dyqani përkatës.
Përdorni versionin më të fundit - Sigurohuni që nuk ka përditësime në Instagram që nuk i keni instaluar ende.
Fikni telefonin tuaj - Kjo është një zgjidhje klasike, por ndonjëherë ju duhet vetëm ta fikni dhe ta ndizni telefonin për të rregulluar problemin.