Asus prezantoi dy pajisje të reja për linjën e telefonave Republic of Gamers. Bëhet fjalë për ROG Phone 6 dhe ROG Phone 6 Pro, dy telefona për ata përdorues që shpenzojnë kohë të gjatë duke luajtur lojëra të ndryshme.
Të dy modelet kanë procesorin Snapdragon 8+ Gen 1 deri në 512GB memorie. Kanë ekrane 17.2 centimetra OLED, por frekuenca e tyre e refreskimit prej 165Hz dhe e prekjes prej 720Hz është një përmirësim i madh.
Bateritë e tyre kanë kapacitet 6.000 mAh, po aq sa modeli i kaluar. ROG Phone 6 fillon nga 999 euro ndërsa 6 Pro nga 1.299 euro.
Telefonat debutojnë fillimisht në Evropë ndërsa më vonë në SHBA, Indi dhe Azi.
ROG Phone 6 është në dy ngjyra, zezë dhe bardhë, ndërsa 6 Pro vetëm në ngjyrë të bardhë.
Dallimi më i madh mes tyre është ekrani i dytë OLED në 6 Pro, një tipar interesant edhe pse jo aq praktik. Në modelin Pro gjithashtu merrni më shumë RAM.