Tech

Hakohen llogaritë e ushtrisë britanike në Twitter e Youtube

hakeret, sulm kibernetik, hakim, 14 prill

Ushtria britanike njoftoi se ka nisur një hetim pasi llogaritë e saj në Twitter dhe Youtube janë hakuar, raportoi BBC-ja të hënën.

Ushtria bëri të ditur se në kanalin e Youtubet u shfaqën video të kriptovalutave, duke përdorur imazhe të biznesmenit amerikan Elon Musk, ndërsa në Twitter u shpërndan disa “cicërima” në lidhje me NFT-të.

Autoritetet britanike thanë se sulmin kibernetik po e marrin shumë seriozisht, ndonëse uebfaqet u kthyen të dielën në normalitet.

“Kërkojmë ndjesë për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit tonë. Do ta kryejmë një hetim të plotë dhe do të mësojmë nga ky incident. Faleminderit që na ndiqni dhe shërbimi tani do të rifillojë normalisht”, shkroi ushtria britanike në Twitter të dielën.

Deputeti konservator britanik, Tobias Ellwoord, njëherësh kryetar i Komitetit për Mbrojtje, tha se ajo që ka ndodhur është shumë serioze.

“Shpresoj që rezultatet e hetimit do të sjellin efekt”, tha ai, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që një institucion kaq i rëndësishëm të sulmohet nga hakerë.