Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk thyen heshtjen në Twitter, poston fotografi me Papa Françeskun

Elon Musk të premten mbrëma theu heshtjen e tij nëntëditore në Twitter, platformën e mediave sociale që ai po përpiqet të blejë për 44 miliardë dollarë, duke postuar një foto të tij me Papa Françeskun të enjten.

Personi më i pasur në botë ka postuar në Twitter një foto ku shihet duke qëndruar pranë Papës, me mbishkrimin: “I nderuar që takova @pontifex dje”, shkruan Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Katër djemtë adoleshentë të Muskit janë gjithashtu në foto, por jo vajza e tij transgjinore 18-vjeçare, e cila më 20 qershor kërkoi të ndryshonte emrin e saj dhe të shkëputtë lidhjet me të.

Musk ka gjithsej tetë fëmijë.