Samsungu pritet të fillojë prodhimin në masë të procesorëve 3-nanometërsh këtë javë, sipas agjencisë së lajmeve "Yonhap News".
Kjo do të thotë se kompania do të kalojë përpara TSMC-së, e cila pritet të fillojë prodhimin e çipave 3-nanometërsh në gjysmën e parë të këtij viti.
Nyja 3-nanometër e Samsungut do të sjellë 35% reduktim të pllakës së procesorit, 30% më shumë performancë dhe 50% më pak konsum energji krahasuar me arkitekturën 5-nanometërshe.
Kjo e fundit është përdorur në çipat Snapdragon 888 dhe Eynos 2100. Muajin e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden, vizitoi një fabrikë të Samsungut në Pyeongtaek për të demonstruar teknologjinë e kompanisë.
Vitin e kaluar, kompania ishte në bisedime për të ndërtuar një fabrikë 10 miliardë dollarëshe për procesorët 3-nanometërsh në Teksas. Ky investim tashmë është rritur në 17 miliardë dollarë dhe pritet të fillojë operacionet më 2024.