Tech

“Alexa” së shpejti mund ta imitojë zërin e të afërmve të vdekur

Alexa e Amazonit së shpejti mund të bëjë të mundur përsëritjen e zërit të anëtarëve të familjes, edhe nëse ata kanë vdekur.

Aftësia, e zbuluar në konferencën Re:Mars të Amazon në Las Vegas, është në zhvillim e sipër dhe do të lejojë asistentin virtual të imitojë zërin e një personi specifik bazuar në më pak se një minutë regjistrim të ofruar.

Rohit Prasad, nënkryetar i lartë dhe shkencëtar kryesor për Alexa, tha në ngjarje të mërkurën se dëshira pas funksionit ishte të ndërtohej besim më i madh në ndërveprimet që përdoruesit kanë me Alexa duke vendosur më shumë "atribute njerëzore të ndjeshmërisë dhe ndikimit".

"Këto atribute janë bërë edhe më të rëndësishme gjatë pandemisë së vazhdueshme kur kaq shumë prej nesh kanë humbur ata që i duam. Ndonëse AI nuk mund ta eliminojë atë dhimbje të humbjes, ajo mund t'i bëjë kujtimet e tyre të qëndrueshme”, ka thënë Prasad.

Në një video të luajtur nga Amazon në këtë ngjarje, një fëmijë i vogël pyet "Alexa, a mundet gjyshja të mbarojë së lexuari për mua “Magjistari i Ozit”? Alexa më pas e pranon kërkesën dhe kalon në një zë tjetër që imiton gjyshen e fëmijës. Më pas, asistenti zanor vazhdon të lexojë librin me të njëjtin zë.

Për të krijuar funksionin, Prasad tha se kompania duhej të mësonte se si të bënte një "zë me cilësi të lartë" me një regjistrim më të shkurtër.

Amazoni nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me veçorinë, e cila do të shkaktojë më shumë shqetësime për privatësinë dhe pyetje etike në lidhje me pëlqimin.

Shtytja e Amazonit vjen pasi konkurrenti “Microsoft” në fillim të kësaj jave tha se po zvogëlonte ofertat e tij sintetike të zërit dhe po vendos udhëzime më të rrepta për të "siguruar pjesëmarrjen aktive të folësit”.

Microsoft tha të martën se po kufizon se cilët klientë mund të përdorin shërbimin - ndërkohë që gjithashtu vazhdon të nxjerrë në pah përdorime të pranueshme si karakteri interaktiv i Bugs Bunny në dyqanet AT&T.