Tech

Samsungu në telashe, s’po i shiten telefonat

 

Një raport i ri sugjeron se Samsungu ka rreth 50 milionë telefona, të cilët kanë “ngecur” në stoqet e distributorëve dhe nuk u janë shitur konsumatorëve, shkruan Bloomberg.

Samsungu parashikon se do të shesë 270 milionë telefona në vitin 2022, dhe 50 milionë janë rreth 18 për qind e këtij numri. E gjithë kjo së bashku sjell shqetësim në radhët e kompanisë koreano-jugore.