Bitcoini shënoi rritje rreth 7.6 për qind të dielën, duke kapur vlerën e 20.404 dollarëve, pas rënies nën këtë vlerë të shtunën, njofton Reuters të hënën.
Rritja e hovshme raportohet se ndodhi pas rritjes së investitorëve më pakicë, që blenë monedhën digjitale gjatë fundjavës, kur pak tregtarë punojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Disa blerës mendojnë se tani është mundësia e mirë për të hyrë në tregun e bitcoinit, sepse ai zbriti në një nivel afatshkurtër”, deklaroi Andreë Brenner, ekspert i politikave të monedhave digjitale.
Edhe monedha Ether shënoi rritje prej 13 për qind të dielën, duke i shkuar vlera në 1.131 dollarë, për dallim nga e shtuna kur ra në 993.
Rënia e bitcoinit të shtunën u konsiderua tronditje, pasi nuk kishte rënë nën këtë shifër që nga dhjetori i 2020-s. Vlera e saj ra në 19 mijë dollarë.