Në vitin 2021, NFT-të fituan një popullaritet të madh në Azinë Lindore dhe Juglindore dhe vende si Kina, Tajlanda dhe Vietnami.
Vitin e kaluar Tajlanda u bë vendi lider në botë për numrin më të lartë të përdoruesve të NFT-ve me 5.65 milionë. Vendi aziatik ndiqet nga Brazili me 4.99 milionë përdorues dhe SHBA-ja me 3.81 milionë përdorues.
Nëse marrin në konsideratë popullsinë e vendeve në fjalë, Tajlanda është përsëri e para ku 8.08% e popullsisë përdor NFT-të. Në Kanada është vetëm 3.67% e popullsisë ndërsa në Brazil vetëm 2.3%.
“NFT është një aset digjital që përfaqëson një objekt real që mund të jetë pjesë arti, muzikë, sende virtuale në lojëra dhe video”, e përshkruan Forbes.
Blihen dhe shiten online, kryesisht me kriptomonedha dhe mbështeten mbi të njëjtën teknologji të kriptove. Më 2021 vlera e përgjithshme e NFT-ve arriti në 41 miliardë dollarë, sipas Chainalysis.
Por muajin e kaluar NFT-të humbën shumë popullaritet dhe shitja e tyre ditore ra në 19 mijë nga 225 mijë në shtator të vitit të kaluar.
