Tech

Sony premton të rrisë prodhimin e PlayStation 5

Një prej prioriteteve kryesore të Sony është rritja e prodhimit të PlayStation 5 për t’u përballur me kërkesën e paprecedentë për ta pasur lojën.

Gjatë një takimi me investitorët, kompania ka thënë se pret që të mbyll hendekun e shitjeve të PS4 dhe PS5 këtë vit. Sony shtoi se arsyeja e shitjeve të ulëta të PS5 është pamundësia për të prodhuar mjaftueshëm njësi për shkak të mungesave dhe kufizimeve të zinxhirëve të furnizimit, shkruan Bloomberg.

Bazuar në të dhënat e Sonyt, duhen vetëm 82 minuta për të shitur 80 mijë njësi PS5 ndërsa nëntë ditë për të njëjtën sasi PS4.

Kompania tani synon të prodhojë më shumë njësi, ndërsa zinxhiri i furnizimit po merr veten dhe ndikimi i pandemisë COVID-19 po bie.

Si rezultat, kompania beson se shitjet e PS5 do të tejkalojnë PS4 vitin e ardhshëm. Përveç objektivave të prodhimit të PS5, Sony zbuloi se PlayStation Studios do të zgjerohet me blerjen e më shumë studiove të lojërave.