Twitter do të fillojë të vendosë njoftime paralajmëruese përpara disa përmbajtjeve që i konsideron mashtruese në lidhje me konfliktin në Ukrainë, ka thënë kompania e rrjeteve sociale të enjten, njoftoi Reuters.
Trajtimi i dezinformatave rreth pushtimit rus të Ukrainës është pjesë e një politike të re të Twitterit.
Njoftimet e reja paralajmëruese do të bëjnë të ditur për përdoruesit nëse ndonjë tweet ka shkelur rregullat e Twitterit, megjithatë do t’i lejojë njerëzit të shikojnë dhe komentojnë.
Qasja mund të jetë një mënyrë më efektive për të ndërhyrë në mënyrë që të parandalojmë dëmtimin, tha Yoel Roth, kreu i sigurisë dhe integritetit në Twitter.
Twitteri ka njoftuar se do t’i përkufizojë edhe përmbajtjet si situata ku ekziston një kërcënim i përhapur për jetën, sigurinë fizike ose shëndetin.
-
19 maj 2022 21:46
-
Shpërndaje në: