Tech

Rusia mbyll zyrën e transmetuesit kanadez në Moskë

Rusia ka mbyllur zyrën e transmetuesit publik kanadez CBC në Moskë dhe ka tërhequr akreditimin e gazetarëve të këtij transmetuesi për Rusi, ka thënë të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Sipas saj, ky vendim është marrë si përgjigje ndaj "masave të marra lidhur me mediat ruse, dhe transmetimin e tyre në Kanada”, raportoi BBC-ja.

Kanadaja ua ka ndaluar në muajin mars ofruesve të shërbimeve televizive që të shpërndajnë kanalet shtetërore ruse RT dhe RT France.

Edhe Mbretëria e Bashkuar ia ka hequr më parë licencën RT-së për të transmetuar pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar transmetimin e transmetuesit rus.