Kompania Uber, që pretendon prej kohe se automatizimi është çelësi i suksesit, po e lanson programin për ta shpërndarë ushqimin te klientët nëpërmjet robotëve.
Programi i quajtur Uber Eats, nga e hëna, do të jetë në funksion ku klientët që porosisin ushqime nëpër lokale fast-foode dhe restorante në Los Angeles, do të mund ta marrin atë me ndihmën e robotëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoboti Serve i ngjan një ftohësi me rrota, me një ‘pako’ me kapak ku do të vendoset ushqimi.
Porosia nga klientët do të mund të bëhet nëpërmjet aplikacionit online të Uberit, ku do të shënohen të dhënat dhe lokacioni i dërgesës.
“Ky është kapitulli i parë i automjeteve autonome që kryejnë dërgesa në Uber”, deklaroi Noah Zych, që udhëheq sektorin e shpërndarjes në kompani.
Uber është i njohur për dërgesa të porosive që ushqimeve nëpër SHBA. Viteve të fundit, të ardhurat e saj pësuan rënie, derisa nëpërmjet robotëve po synohet të ngrihet kualiteti dhe fitimi i kompanisë.