Tech

Tregu më i madh në botë i NFT-ve përballet me një padi 1 milion dollarëshe

 

Një person i cili pa dijeninë e tij shiti një NFT Bored Ape për një shumë të papërfillshme paditi OpenSea duke thënë se platforma kishte dijeni për një problem të saj ku hakerët mund të blinin NFT të palistuara për një vlerë shumë të vogël.

Timothy McKimmy thotë se ai nuk e listoi fare NFT-në e tij Bored Ape për shitje, por një haker kishte arritur ta blinte për vetëm 0.01 ETH ose 26 dollarë dhe ta shesë për 88 ETH ose 250 mijë dollarë.