Tech

Facebooku rivalizon direkt TikTokun

 

Pasi publikisht lansoi veçorinë “Reels” vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shtator, Facebooku të martën zyrtarisht ka lëshuar veçorinë e re për 150 shtete. Lëvizja është përgjigja direkte për kërcënimet që po vijnë nga rrjeti social TikTok.

Veçoria e re ua mundëson përdoruesve të shpërndajnë video në formë të shkurtra në Facebook apo Instagram. Ngjashëm me TikTokun, “Reels” ua mundëson përdoruesve të krijojnë video të shkurtra me muzikë apo zë të caktuar në sfond, e që më pas mund të ndahet me miqtë dhe ndjekësit.