Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Televizioni rus bllokohet nga Gjermania

Transmetuesi shtetëror rus, RT DE, duhet të ndalojë transmetimin e programeve në gjuhën gjermane në Gjermani, pasi nuk ka licencën e transmetimit, njoftoi të mërkurën Komision Gjerman për Licencim dhe Mbikëqyrje (ZAK).

RT e drejtuar nga shteti është akuzuar se është një instrument propagande për Kremlinin dhe përhap dezinformata, andaj edhe është bllokuar nga rregullatorët gjermanë.

Kanali, i quajtur RT DE, doli në transmetim në dhjetor 2021, duke pretenduar se kishte një licencë serbe për transmetimin kabllor dhe satelitor që lejonte transmetimet në Gjermani.

Rregullatorët gjermanë morën masa shpejt dhe brenda një jave RT DE u hoq nga rrjeti satelitor i Evropës. Megjithatë, ai ishte ende i disponueshëm në internet dhe nëpërmjet një aplikacioni celular, raporton DW.

Të mërkurën, ZAK tha se këto shërbime duhet të ndërpriten menjëherë, së bashku me transmetimin satelitor.

Edhe Rusia e liston “Deutsche Welle” si organizatë të padëshirueshme Botë 7 muaj më parë Rusia e liston “Deutsche Welle” si organizatë të padëshirueshme

Rregullatori tha se operatori me bazë në Berlin RT DE Productions GmbH nuk ka një "leje legjitime sipas ligjit evropian" për të operuar në Gjermani, duke shtuar se asnjë aplikim tjetër nuk është bërë apo dhënë.

Nga ana tjetër transmetuesi rus tha se do të kundërshtojë vendimin në gjykatë dhe pretendon se licenca e saj e transmetimit serb është në përputhje me ligjin evropian.