Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

”Panasonic” planifikon opsionin tri ditë pushim në javë

Gjiganti japonez i elektronikës ”Panasonic” njoftoi se do të jetë në gjendje të ofrojë një “opsion pushim triditor” duke kaluar në një sistem pune katërditor.

Shefi ekzekutiv i ”Panasonic”, Yuki Kusumi, në një konferencë për shtyp tha se do të jenë në gjendje të zbatojnë një plan për opsionin “pushim tri ditë në javë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke theksuar se mbështesin rritjen e diversitetit në stilet e biznesit, Kusumi tha se ”mund t’u ofrojnë punonjësve të tyre mundësinë për të kryer punë shtesë, punë akademike dhe projekte vullnetare”.

“Ne kemi punonjës me karaktere dhe aftësi të ndryshme. Si kompani, ne kemi përgjegjësinë për të vendosur një ekuilibër midis jetës dhe punës”, tha Kusumi.

Duke deklaruar se në kuadër të planit planifikojnë të nxisin më shumë punëtorë që të punojnë nga shtëpia, Kusumi tha se do të zhvillohen negociatat e nevojshme me sindikatat e punëtorëve brenda kompanisë për të adresuar këto mundësi.

Në Japoni, qeveria u bëri thirrje kompanive kombëtare që t’u jepet mundësia të “punojnë tri ditë në javë sipas dëshirës”, si pjesë e objektivave të reformës financiare kundër COVID-19./ ATSH/