Facebooku kërkon të sigurohet se përdoruesit më të rrezikuar nga hakerimi të mos humbasin llogaritë e tyre. Rrjeti social ka përditësuar programin e mbrojtjes që ishte dizajnuar për të ofruar funksionalitete ekstra të sigurisë për aktivistët e të drejtave të njeriut, politikanët, gazetarët dhe përdorues të tjerë të rrezikuar.
Kompania iu kërkoi atyre që janë pjesë e këtij programi të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë. Uebsajti do të fillojë implementimin e rregullores së re në muajt në vijim në mbarë botën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër përdoruesit në SHBA do të hyjë në fuqi në shkurt. Facebooku testoi për herë të parë programin “Protect Back” në 2018-n për politikanët amerikanë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.
Më pas programi u ofrua për më shumë përdorues dhe deri në fund të vitit do të jetë i disponueshëm në 50 vende të botës.
Deri tani 1.5 milionë përdorues janë regjistruar në program dhe 950 mijë prej tyre kanë aktivizuar 2FA. /PCWorldAlbanian