Tech

Microsofti: Hakerët e mbështetur nga Rusia synojnë shërbimet “cloud”

 

Microsofti thotë se të njëjtët hakerë të mbështetur nga Rusia, përgjegjës për sabotazhin ndaj kompanisë SolarWinds në vitin 2020, vazhdojnë të sulmojnë kompanitë teknologjike, sidomos ato që ofrojnë shërbime për mbajtjen e të dhënave nëpër servera (cloud).

Mikrosofti tha se grupi, të cilin e quan Nobelium, po përdor një strategji të re, që e bën Nobeliumin “të duket si partner teknologjik i kompanisë të cilën sulmon, për të hyrë në sistemet e saj".