Tech

Ç’është metaversi që po e përgatit “Facebooku”

 

Rrjeti social ka paralajmëruar se do ta ndryshojë emrin dhe do të krijojë 100.000 vende të reja të punës në Bashkimin Evropian gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, ashtu që të ndihmojë në krijimin e të ashtuquajturit metavers. Por çfarë është ai në fakt, përgjigjet i sjell Deutsche Welles

Sërish keni kaluar një ditë të gjatë. Paradite keni marrë pjesë në disa konferenca. Të paktën gjatë pushimit keni arritur të bisedoni pak me kolegët rreth koncertit në të cilin do të shkoni në mbrëmje. Jeni takuar me miq pas punës, të cilët gjithashtu janë të emocionuar se do ta shohin grupin e preferuar. Qejfi gjatë konferencës e ka turbulluar fakti se e keni parë “ish-të dashurin\dashurën” me shoqëri të re.

Por, çfarë ka në gjithë këtë më ndryshe? Vetëm një gjë e imët: Gjithkund keni qenë dhe të gjitha këto i keni përjetuar, porse fare në fakt nuk u është dashur që të dilni në shtëpi.