Windows 11 tashmë është zyrtarisht i disponueshëm për t’u shkarkuar. Nëse keni blerë një kompjuter Windows 10 së fundmi, do të thotë se ju mund ta shkarkoni Windows 11 falas.
Për të tjerët lansimi i Windows 11-s do të jetë gradual. Microsoft thotë se kompjuterët ekzistues me Windows 10 dhe që përmbushin kriteret e Windows 11 do të marrin përditësimin përmes Windows Update.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWindows 11 sjell një ndërfaqe të re përdoruesi, një menu të ridizajnuar start, një Microsoft Store të rimodeluar, Wdigets, integrim të Microsoft Teams e shumë të tjera.
Pajisjet e para Surface debutojnë gjithashtu me Windows 11 të instaluar. Asus, Lenovo, HP, Dell dhe Samsung do të lansojnë pajisjet e para Windows 11 së shpejti.