Facebooku ka bërë të ditur se do të nis të ndalojë shitjet ilegale të zonave të mbrojtura të pyjeve të Amazonit, në platformën e tij.
Gjiganti i rrjeteve sociale ka ndryshuar politikën e saj, pas raportimit të BBC-së lidhur me këto veprime. Masat e reja të Facebookut do të aplikohen vetëm për zonat e ruajtjes por jo edhe për pyjet në pronësi publike. Po ashtu, këto masa do të zbatohen vetëm për rajonin e Amazonit dhe jo për pyjet dhe habitatet e tjera rreth botës.
Sipas një studimi të kryer nga një Institut amerikan, një e treta e shkatërrimit të pyjeve ndodhin në pyjet që janë në pronësi publike në Amazonë.
Facebooku nuk ka bërë të ditur se si do t’i gjejë veprimet ilegale, mirëpo është zotuar se do të "kërkonte të identifikonte dhe bllokonte listimet e reja" në zonat e mbrojtura të pyjeve tropikale të Amazonës.
-
Kritikohet Facebooku se ndihmoi shitjen e zonave të mbrojtura në Amazonë
-
Amazoni padit mijëra grupe në Facebook
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Papua Guinea e Re bllokon Facebookun
-
Amazoni, përgjegjës për produktet e rrezikshme të shitura nga shitës të palëve të treta në platformë