Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google do të investojë 1 miliard dollarë në Afrikë për përhapjen e internetit

Kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se do të investojë 1 miliard dollarë në Afrikë në pesë vjetët e ardhshme për të siguruar qasje të shpejtë dhe të lirë në internet dhe për të mbështetur transformimin digjital.

Shefi Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, deklaroi në takimin online të titulluar “Google për Afrikën” se kompania do të ketë përparësi mbështetjen e bizneseve të reja në kontinent dhe do të ndihmojë në zgjerimin e rrjetit të saj të internetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke vënë në dukje se Afrika është ndër të parat në botë për sa i përket sigurimit të aksesit në internet me telefon dhe jo me kompjuter, dhe për sa i përket transferimit celular të parave, Pichai tha se brenda pesë viteve, 300 milionë njerëz më shumë do të jenë online në kontinent.

Drejtori i Google për Afrikën, Nitin Gajria, deklaroi se linja e re e kabllove të internetit e instaluar midis Evropës dhe Afrikës do të çojë në një rënie prej 21 për qind të çmimeve dhe një rritje të shpejtësisë së internetit. /AA