Sir Clive Sinclair, i cili ka shpikur kalkulatorin e xhepit, ka vdekur në shtëpinë e tij në Londër, në moshën 81-vjeçare.
Vajza e tij Belinda Sinclair ka bërë të ditur se ai ka vdekur mëngjesin e së enjtes, pasi ishte përballur me kancer për më shumë se një dekadë.
Produktet e Sir Clives përfshinin seritë shumë të suksesshme ZX të kompjuterëve dhe automjetin e tij elektrik C5 i cili nuk kishte funksionuar.
Ai ishte duke punuar në shpikjet e tij javën e kaluar për “shkak se kjo ishte ajo çfarë ai donte më së shumti të bënte”, ka deklaruar vajza e tij, në njoftimin për vdekjen e të atit.