Tech

Tencent urdhërohet t’i japë fund kontratave ekskluzive muzikore

Gjiganti i internetit Tencent është urdhëruar nga rregullatorët që t’i japë fund kontratave ekskluzive me mbajtësit e të drejtave të muzikës, duke shtuar rritjen e zbatimit të rregullave anti-monopol dhe rregullave tjera, ndërsa Pekini po forcon kontrollin mbi industrinë online që po lulëzon, raporton agjencia AP.

Tencent kontroll mbi 80 për qind të “ekskluzivitetit të bibliotekës muzikore” pas blerjes së China Music Group në vitin 2016, është thënë nga Administrata Shtetërore e Kinës për rregullimin e tregut. Ajo tha që kjo i jep Tencentit aftësi për të siguruar kushte më të mira sesa konkurrentët ose për të kufizuar aftësinë e rivalëve për të hyrë në treg.

Tencent, që më tepër është i njohur për shërbimin e mesazheve WeChat, ka një perandori të gjerë biznesi që përfshinë lojëra, muzikë dhe video. Vlera e aksioneve të saj sillet rreth 680 milionë dollarë.

“Në mënyrë që të rivendoset konkurrenca në tre, Tencent duhet t’i japë fund kontratave ekskluzive të të drejtave të muzikës brenda 30 ditëve”, ka thënë rregullatori. Kompanisë i ndalohet që të kërkojnë nga ofruesit të japin kushte më të mira sesa për rivalët.