Tech

Snapchati shënon ngritjen më të madhe të përdoruesve

 

Vetëm disa vjet më parë, kishte shqetësime që “Snap”, kompania mëmë e aplikacionit “Snapchat”, nuk do të mbijetonte si një kompani e pavarur. Çmimi i aksioneve të tij u ul në 5 dollarë pas një ridizenjimi katastrofik që ngadalësoi rritjen e përdoruesve dhe hutoi reklamuesit.

Situata është shumë ndryshe tani. Snapchat po rritet më shpejt se që ka qenë nga viti 2017, vit kur u bë publik. Të enjten, aplikacioni shtoi 13 milionë përdorues të përditshëm gjatë tremujorit të dytë, një rritje prej 23 përqind nga periudha e një viti më parë. Kjo do të thotë se 293 milionë njerëz përdorin Snapchatin çdo ditë në të gjithë botën. Të ardhurat e Snapit gjithashtu u rritën me 116 përqind në 982 milionë dollarë, duke e bërë atë një biznes me rritje më të shpejtë sesa Twitter ose Facebook.