Tech

Postimet kundër politikanëve, dyfish më të popullarizuara se ato pozitive

Rrjete sociale

Postimet në rrjete sociale kanë shans të bëhen dyfish më shumë virale nëse janë me përmbajtje negative për politikanë, sesa nëse janë pozitive për ata që i përkrahin, ka gjetur një studim i Universitetit Cambridge.

Në studim janë analizuar 2.7 milionë postime në Twitter dhe Facebook nga mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe figurat publike në pesë vitet e fundit.

Postimet negative kanë nxitur dyfish shanse për t’u komentuar.

Ato kanë nxitur më shumë reagime “inati” ose “qeshjeje” në Facebook sesa postimet pozitive që kanë marrë “zemra” dhe “pëlqime”.

“Nëse postimi vinte nga një republikan dhe po i referohej presidentit Joe Biden ose liberalëve, ka pasur më shumë shans të bëhej viral sesa kur i referohej ndonjë grupi tjetër”, ka thënë bashkëautori Steve Rathje.

Algoritmi i rrjeteve sociale zakonisht është i disajnuar të promovojë postimet e famshme duke nënkuptuar se sa më shumë reagime që një postim tërheq, do të shfaqet në audiencë më të gjerë. Dhe kompanitë teknologjike janë kritikuar se po nxisin përmbajtje që çojnë në përçarje, urrejtje e ekstremitet.

Muajin e shkuar, Instagrami njoftoi se do t’ua mundësojë përdoruesve të fshehin numrin e pëlqimeve që marrin, pavarësisht se sugjerimi në bazë të një testi të brendshëm ka qenë që kjo do të nxisë reagime të këqija.