Tech

A do të duket kështu iPhone 13

 

Kompania e famshme për teknologji, Apple, në shtator do ta zbulojë numrin e 13-të të iPhonit. Mediumet e huaja kanë nisur spekulimet për dukjen dhe ndryshimet që ky version mund t’i ketë.

Një nga ndryshimet është ngushtimi i madhësisë së tij, nga 34.83 mm në 26.8. Lartësia do të ketë rritje të lehtë dhe se altoparlanti i kufjes do zhvendoset në kornizën e drejtë, mbi nivelin e krijuar. Ndryshime gjithashtu thuhet se do të ketë në ekran, ku do qëndrojë ndezur gjatë tërë kohës, duke treguar statusin e batërisë, kohën dhe njoftimet. Tek videoja, pritet të ketë ndryshime në katër modelet, duke rregulluar sensorët e stabilizimit të pamjes, raporton phonearena.