Tech

El Salvadori në histori, shteti i parë që legalizon kriptovalutat si monedha

Foto: Reuters
 

El Salvadori ka miratuar ligjin për legalizimin e kriptovalutave, duke u bërë shteti i parë që i pranon këto moneda si formë legale e valutës.

Ligji i Bitcoinit u miratua nga Kongresi i Shtetit me shumicë. Ligji ka për qëllim që të rregullojë legalizimin e kriptovalutave për të mundësuar transaksione të palimituara.